Këngëtarja Adelina Thaçi po e shpreh mallin që ka për të atin përmes postimeve të shumta në rrjete sociale.
Edhe sot me rastin e festës së Fitër Bajramit, këngëtarja ndau një imazh të prindërve të saj, teksa shkruan fjalët më emocionuese dedikuar babait.
”‘Bab’ jam pa fjale sot……
Me fat Bajramin atje ne parajs ku je, e copen e bakllaves kam me hanger per ty, edhe mos me shkoft fytit teposhte,do ta shtyj me uj, se e di qe i ke pas shume merak.
Me fat Bajramin te gjithe ju miq e familjare, festofshi gjithemone bashk me shendet e gezime!’, shkroi këngëtarja krahas imazhit.






