1.1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Adelina Ismaili: K’tu jemi Gjergj Kastrioti, mos shiko kisha e xhamia feja jonë është Shqiptaria

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Adelina Ismaili, ka tërhequr vëmendjen me një nga postimet e saj të fundit, shkruan Mitrovica SOT

Këngëtarja kosovare, e cilësuar nga shumë edhe si diva e muzikës sonë, ka ripostuar një nga interpretimet e saj muzikore me karakter patrotik, “Skenderbe”, të shoqëruar me mbishkrimin “K’tu jemi Gjergj Kastrioti/Plisin nuk e ndryshon moti/ Mos shiko kisha e xhamia /Feja jonë është Shqiptaria”.

Ky postim i saj vjen pas komentit të imamit tashmë të mirënjohur, Shefqet Krasniqi, në lidhje me këngëtaren mjaft të dashur e të respektuar, Shkurte Fejza, për të cilën u shpreh se i vjen keq që nuk është fetare dhe se duhet ta ketë parasysh faktin se do të vdes: me këtë duke shprehur qëndrimin e doktrinës islame se mospraktikimi i adhurimit fetar do të thotë telashe para Zotit në ditën e llogaridhënies.

“Shkurta në përgjithësi tekstet i ka të mira, e mua më dhimbset qëkjo Shkurta shumë se duket me kanë një grua e mirë, që nuk është edhe fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por pak është. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur e kombit tonë, me qenë edhe fetare sepse edhe Shkurta ka me vdekë si unë, edhe hiç larg se ka se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë oj motër, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”, kishte thënë Krasniqi në Tëvë 1.

Ky koment i imamit kishte nxitur reagimin edhe të Adelina Ismailit e cila ditë më herët reagoi duke thënë “Mos m’prek në Shkurten, mos gabo zotëri”./MitrovicaSOT

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT