Për të shtunën dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pjesshme por e ftohtë. Acar i fortë në mëngjes.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej -6 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 5°C.