7.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img

Abrashi: Fituesi dihet, pyetja është se a i merr VV 50%

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, u rikthye pas humbjes në Prizren për të folur për gjasat e partisë së tij më 28 dhjetor.

Sipas Abrashit, çështja e vetme që mbetet e hapur është nëse Kurti do të arrijë ose jo mbi 50 për qind të votave.

Ai theksoi se asnjë nga kundërshtarët politikë, përfshirë Bedri Hamzën, Lumir Abdixhikun apo Ramush Haradinajn, nuk do t’i arrijë votat e Kurtit.

Abrashi tha se LVV ka shënuar rënie në zgjedhjet e 9 shkurtit krahasuar me ato të 14 shkurtit 2021, por këtë e ka lidhur me krizën politike në vend.

Sipas tij, mosmbështetja e mjaftueshme e qeverisë Kurti dhe e Vetëvendosjes ka qenë shkaku kryesor i kësaj krize, duke shtuar se qytetarët tashmë e kanë identifikuar shkakun dhe sipas tij, do ta mbështesin sërish LVV-në në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në fund, ai ka potencuar se Vetëvendosje nuk do të ketë nevojë për koalicione me partitë tjera, duke vlerësuar se bashkëqeverisja do të sillte kërkesa “absurde” dhe rrezik për një krizë të re politike.

“Nuk ka asnjë njeri në Kosovë që ka dilemë se kush do të jetë fitues i 28 dhjetorit, krejt Kosova e din përfshirë edhe kundërshtarët politikë që fituesja e padiskutueshme e zgjedhjeve të parakohshme të 28-dhjetorit është Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin, çështja është vetëm sa. Pyetja kryesore me 28 dhjetor është a po i merr Kurti 50% a po jo, krejt e din që s’ka shanca Bedri Hamza, e as Lumir Abdixhiku, as Ramush Haradinaj me iu afrua Albin Kurtit me vota”, tha ai.

”Ne jemi pala konstruktive, nuk e kemi problem me u ul me diskutua me partitë e tjera, mirëpo qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar një gjë, nuk është sekret që ne kemi pas një rënie në zgjedhjet e 9 shkurtit në krahasim me 14 shkurtin e vitit 2021, kjo rrudhje është shkaku i krizës politike në Kosovë, mosmbështetja në masë të duhur të kryeministrit Kurti dhe LVV-së e ka shkaktuar krizën politike, është identifikuar shkaku i krizës, prandaj qytetarët kanë me mbështet LVV-në si dhe VV-ja s’do të ketë nevojë me u ul me partitë e tjera politike sepse kjo është formula për krizë të re, për kërkesa absurde”, ka deklaruar Abrashi në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

TË FUNDIT

TË FUNDIT