Faton Abdullahu, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka pasur fjalë të mëdha për bartësin e listës nga kjo parti, Bedri Hamza, duke thënë se ai është kandidati më i përgatitur për kryeministër.
Abdullahu pati fjalë miradie për kandidatin për kryeministër nga PDK-ja, duke thënë se është korrekt, i qartë, i matur dhe i guximshëm për të marrë vendime të mëdha.
”I matur e i urtë, por i guximshëm për të marrë vendime”, shkroi Abdullahu.
Më tej, ai e cilësoi Hamzën si kandidatin më të përgatitur për postin e kryeministrit.
”Bedri Hamza është ma i miri – larg ma i mirë se kandidatët e tjerë – më i domosdoshmi për Kosovën sot, sidomos sot”, përfundoi Abdullahu./gazetametro.net