Zëdhënës i PDK-së, Faton Abdullahu, vuri në kontrast Bedri Hamzën dhe Albin Kurtin.
Abdullahu tha se Hamza ka më shumë përvojë dhe përgatitje profesionale.
“Bedri Hamza është ekspert i ekonomisë Albin Kurti nuk është në asgjë ekpert, veçse në fjalamani”, tha Abdullahu.
Tutje, ai tha se “prapa premtimeve të Bedri Hamzës qëndrojnë shumë vite punë, përkushtim e sakrificë pa zhurmë populiste, por me urti intelektuale. Prapa premtimeve të Albin Kurtit qëndrojnë fjalët e majtistit radikal, zhurmaxhiut kaotik. Nga e thënë (e Kurtit) në të bërë qëndron një budallaki e tërë”.





