5.4 C
Mitrovice
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Abdixhiku: Zgjedhjet nuk guxon t’i prekë askush, IKSHPK u bë instrument i pushtetit me skenar të përgatitur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nëpërmjet një postimi në Facebookun e tij ka kundërshtuar idenë e shtyerjes së zgjedhjeve duke komentuar mbi rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe për ftesën e presidentes Vjosa Osmani për takim konsultativ.

Abdixhiku ka thënë se IKSHPK sot është shndërruar në instrument të pushtetit dhe ka humbur secilin kredibilitet, duke e quajtur skenar të paralajmëruar televiziv nga partia në pushtet tentimin për shtyerje të zgjedhjeve.

Referuar IKSHPK’së, ai ka thënë se: “Trupat e kapur – me vullnet apo presion pa dallim – në vend të shëndetësisë, kanë vendosur të merren me politikë. Rekomandimi nuk u kërkua por u dha me porosi. Ashtu siç e paralajmëroj ditë më parë pushteti, ashtu siç po i duhet sot pushtetit.”



Tutje, Abdixhiku ka thënë se dështimi pandemik nuk guxon ta prekë demokracinë dhe sipas tij, zgjedhjet nuk guxon t’i prekë askush.

“Vullneti i lirë qytetar është mbi çdo institucion. Suprimimi i demokracisë është kufiri që se kapërcejmë dot. Kushdo që shërben në këtë drejtim do të mbaj përgjegjësi.”, tha Abdixhiku.

Ky është statusi i tij i plotë:

IKSHPK u shndërrua sot në instrument të pushtetit – dhe me këtë humbi secilin kredibilitet. Skenari i paralajmëruar televiziv nga partia në pushtet, po ekzekutohet nga aktorë në shërbim të politikës instrumentalizuese.
Trupat e kapur – me vullnet apo presion pa dallim – në vend të shëndetësisë, kanë vendosur të merren me politikë. Rekomandimi nuk u kërkua por u dha me porosi. Ashtu siç e paralajmëroj ditë më parë pushteti, ashtu siç po i duhet sot pushtetit.

Dështimi katastrofal pandemik, nuk guxon të prekë demokracinë. E kemi të shenjtë. Prandaj dhe zgjedhjet nuk guxon t’i prekë askush. Vullneti i lirë qytetar është mbi çdo institucion. Suprimimi i demokracisë është kufiri që se kapërcejmë dot. Kushdo që shërben në këtë drejtim do të mbaj përgjegjësi.
Kosova ka mbajtur zgjedhje në pandemi. Vendet fqinje po mbajnë zgjedhje tani. Një ditë zgjedhje për demokracinë është e paalternativë. Fushata është shkurtuar; KQZ është e përgatitur; data e zgjedhjeve nuk mund të ndryshojë. Të kujdesemi për shëndet, të japim shembull, të organizojmë një proces fer – por proces me 17 tetor do të ketë. Frikën e pushtetit për dështimin masiv, s’mund ta shërojmë; por demokracinë, lirinë e votës suaj, do ta mbrojmë. 

TË FUNDIT

TË FUNDIT