Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka premtuar sot ndërtimin e Stadiumit Kombëtar në Bërnicë të Prishtinës.
Abdixhiku tha se stadiumi i ri do t’i ketë 25-30 mijë ulëse, ndërsa do të kushtojë rreth 60 milionë euro.
“Një ndër projektet e prezantuara dje, në takimin me biznese e investitorë potencial, është edhe Stadiumi i ri Kombëtar i Kosovës. Stadiumi i ri do të ndërtohet në Bërnicë, në Prishtinë; dhe do të ketë kapacitet prej 25-30 mijë ulëseve”, është shprehur Abdixhiku në Facebook.
Ai tha se ky projekt i madh e lartëson vendin tonë ashtu “siç i ka hije”./gazetametro.net