-0.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 21 Janar, 2026
spot_img

Abdixhiku për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1: Gabim strategjik, qytetarët nuk na e falën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur edhe njëherë për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 ku LDK-ja bënte pjesë e në të cilën Abdixhiku ishte ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, shkruan Gazeta Sinjali.

Abdixhiku tha se ky ishte gabim strategjik i LDK-së dhe për këtë LDK-ja doli keq në zgjedhjet e fundit.

“Siç e kam konsideruar gjithëherë pra ka qenë gabim strategjik i LDK-së, jo vetëm strategjikisht por edhe gabim i kohës. Atëherë veçse ishin lënduar relacionet, por nuk kishim nevojë për rrëzim të qeverisë”.

“Më e mira që do të duhej të bënim ishte tërheqja por ndoshta edhe vazhdimi i punës së qeverisë”.

“Unë mendoj se qytetarët nuk kanë fal këtë moment specifik”, tha ai në T7. /Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT