-0.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 21 Janar, 2026
spot_img

Abdixhiku për qeverisjen e VV’së: Dua ta di çka ndodhë kur vjen Elezi dhe çfarë ndodh me at qenin tapall te QKUK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur për formimin e institucioneve të reja në krye me Vetëvendosjen (VV), shkruan Gazeta Metro.

Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk beson që VV’ja do të bëjë reformat që ka paralajmëruar, por ka uruar një qeverisje të mirë.

“Edhe unë dua të shoh punën e tyre, dua të di çka ndodhë kur vjen Elezi? Çfarë ndodh me at qenin tapall te QKUK? Çfarë ndodh me spitalet, shkollat? “, ka thënë Abdixhiku në T7.

Ai ka thënë se LDK’ja do të jetë opozitë konstruktive në Kuvendin e Kosovës, ndërsa nuk ka dhënë përgjigje konkrete nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin për Presidente.

Kujtojmë se lideri i VV’së, Albin Kurti, kishte deklaruar para se të vinte në pushtet “le të shkon Lumezi, le të vjen Elezi”, duke aluduar për largimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kthimit të ish-prokurorit special, Elez Blakaj, i cili është larguar nga Kosova. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT