Pas ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për krijimin e një koalicioni, ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Në një prononcim të shkurtër për media pas orës 15:00, Abdixhiku theksoi se nuk ka asgjë të re për të shtuar në qëndrimet e mëparshme të partisë që ai drejton.
“Pritni, kini durim, do të jemi transparent si çdo herë. Qëndrimet e LDK-së ju tashmë i dini”, tha Abdixhiku.
Për momentin, nuk është dhënë ndonjë përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj ftesës së Kurtit, megjithatë qëndrimi i LDK-së pritet të sqarohen në vijim.