Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e quajti të padrejtë ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Abdixhiku e quajti shkelje të rendë dhe “praktikë të mbrapshtë”, vendimin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari.
Abdixhiku tha se Dehari që sipas tij ka rastisur të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje veproi padrejtësisht pasi sipas tij, kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit për verifikim të mandateve.