14.6 C
Mitrovice
E premte, 13 Mars, 2026

Abdixhiku merr ftesë nga Kurti për çështjen e presidentit: E falënderoj, takohemi menjëherë pas verdiktit të Kushtetueses

Kryetari i LDK, Lumir Abdhxhiku, tha se ka pranuar ftesë për takim nga kryeministri Kurti për zgjidhjen e cështjes së presidentit, shkruan Mitrovica SOT

Abdixhiku falënderoi Kurtin dhe shtoi se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës pas verdiktit nga Gjykata Kushtetuese.

“Duke qenë se çështja e zgjedhjes së Presidentit është tashmë në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese, duhet të kuptojmë se koha jonë politike ndalon përkohësisht, ndërsa koha e dëgjimit kushtetues merr fjalën në pavarësinë e saj. Duke respektuar këtë rend, pa procese të tjera politike paralele, i bëjmë nder jo vetëm vetes, por edhe Republikës dhe institucioneve që janë ndërtuar me shumë mund. Verdikti i Gjykatës duhet pritur me respekt të plotë institucional dhe me qetësi politike. Një orë pas verdiktit, mund të takohemi sërish”, ka shkruar Abdixhiku.

TË FUNDIT

TË FUNDIT