24.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Abdixhiku: Meqë VV nuk po dëshiron t’i bëjë institucionet, t’i mundësohet e drejta dikujt tjetër

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se e drejta për krijimin e institucioneve duhet t’i mundësohet dikujt tjetër, meqë Vetëvendosje sipas tij nuk po dëshiron.

Këto deklarata ai i ka bërë pas përfundimit të seancës konstituive, e cila dështoi sërish.

Të njëjtën, e ka shpërndarë edhe LDK në faqen zyrtare.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së radhës konstituive, ka deklaruar para mediave se ‘’I pari nuk po e shfrytëzon të drejtën për krijimin e shumicës dhe nuk do t’i bëj institucionet. Meqenëse nuk dëshiron, le t’i mundësohet e drejta dikujt tjetër”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT