2.7 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Abdixhiku me detaje të jetës private tregon si e njohu gruan e tij

Lumir Abdixhiku e drejton partinë më të vjetër në Kosovë, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), timonin e së cilës e mori në vitin 2021.

Por Abdixhiku gjatë një interviste për Klan Kosovën, ka rrëfyer edhe disa pjesë të jetës së tij private.

Ai ka treguar për takimin dhe martesën me gruan e tij, Albinën.


Për të thotë se ajo ia duron të gjitha brengat që i dërgon në shtëpi prej përditshmërisë politike.

“Me Albinën jam takuar në verën e vitit 2008. Në vendet e zakonshme të frekuentimit të kohës në Prishtinë. Më pas u martuam në vitin 2013. Pra jemi në vitin e 15 të lidhjes; dhe jam me fat për mbështetjen që marr nga ajo në çdo sferë të jetës. Albina është shtyllë e familjes sonë; ndonëse ka angazhime të punës e profesionale po aq të rënda. Disi ia del dhe t’i durojë gjithë brengat që i sjell në shtëpi nga politika, por dhe të më mbajë të përkushtuar në angazhimin që kam përpara”, ka thënë ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT