Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku ka deklaruar se për 5 vitet e fundit me paratë e djegura në blerje të energjisë, do të mund të bëheshin investime të mëdha.
Sipas tij, do mund të bëhej termocentrali i ri me gaz amerikan, unaza e jashtme e Prishtinës, e plot projekte të tjera.
‘’Kemi mujtë me bë mësimin tërëditorë në krejt Prishtinën me 200 milionë euro. Kemi mujtë të bë Qendrën e re Sportive me Stadionin e ri Kombëtar me 30 mijë ulëse me 60 milionë euro. Kemi mujtë me bë bëjmë Muzeun e Paqes dhe Rezistencës, Teatrin e Operas e Baletit, Teatrin e ri Kombëtar dhe prapë s’janë 1 miliardë euro’’ tha Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosovës.



