-0.7 C
Mitrovice
E enjte, 22 Janar, 2026
spot_img

Abdixhiku: LDK synon t’i shmangë zgjedhjet dhe të kontribuojë në formimin e institucioneve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur edhe një herë rreth qëndrimit të partisë së tij për formimin e institucioneve dhe për çështjen e presidentit.

I pyetur nëse LDK do t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente, Abdixhiku ka thënë se partia që ai drejton synon t’i shmangë zgjedhjet, të kontribuojë në formimin e institucioneve dhe ato të jenë demokratike dhe t’i përfaqësojë të gjitha partitë politike, në veçanti pozita e presidentit.

<!– PA Ad Tag – mitrovicasot.net_ros_300x250 <- DO NOT MODIFY –>
<script src=”//ads.projectagoraservices.com/?id=9133″ type=”text/javascript”></script>
<!– End PA Ad Tag –>

“Nesër siç e dini e kemi takimin bilateral, besoj që gjatë vikendit do t’i themelojmë organet e partisë, kryesinë dhe aty do të marrim vendim për këtë çështje.

Ajo çfarë kam thënë është që LDK synon t’i shmangë zgjedhjet, të kontribuojë në formimin e institucioneve dhe ato të jenë demokratike dhe ti përfaqësojë të gjitha partitë politike, në veçanti pozita e presidentit. Kemi qëllim t’i shmangim zgjedhjet tashmë të përsëritura e të mërzitura tashmë për qytetarë”, u shpreh Abdixhiku para gazetarëve.

<!– PA Ad Tag – mitrovicasot.net_ros_300x250 <- DO NOT MODIFY –>
<script src=”//ads.projectagoraservices.com/?id=9133″ type=”text/javascript”></script>
<!– End PA Ad Tag –>

Tutje Abdixhiku tha se e konsideron sjellje të mirë të opozitës takimin e nesërm.

“Është sjellje e mirë prej opozitës, është mirë që po takohemi. Të shohim se çka do të ndodhë në takim”, u shpreh Abdixhiku. /Reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT