11.9 C
Mitrovice
E premte, 18 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Abdixhiku, Kurtit: Jep dorëheqje zotëri, mjaft më me filma

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga Albin Kurti dorëheqjen.

“Apetiti i madh i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje – dhe i prijësit të tyre për të qenë edhe Kryeministër edhe Deputet, prodhoj sot një epizodë të errët demokratike në vend. Të paprecedentë, sepse askush deri më tani, me mendje demokratike e me respekt ndaj Republikës, nuk kishte provuar t’i ketë të dyja funksionet përnjëherë!”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku.

Statusi tij i plotë:

Jep dorëheqje zotëri, betohu si deputet! Si secili tjetër në Kuvend! Mjaft më me filma e kauza plot mllef!

Apetiti i madh i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje – dhe i prijësit të tyre për të qenë edhe Kryeministër edhe Deputet, prodhoj sot një epizodë të errët demokratike në vend. Të paprecedentë, sepse askush deri më tani, me mendje demokratike e me respekt ndaj Republikës, nuk kishte provuar t’i ketë të dyja funksionet përnjëherë!

Derisa në njërën anë deklarojnë se po japin dorëheqje, në anën tjetër vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e dorëhequra sikurse s’ka ndodhur asgjë e re. Sa të pavërtetë; sa jodemokratik!

E vërteta megjithatë është krejt e thjeshtë!

Duan të blejnë kohë; sepse nuk kanë votë. Me 52 vota tani, ato që edhe i pamë. pështyesit e moçalit të pështymave, nuk kanë shumicë. I duhet koha për pazare shtesë – të rënda, joparimore, të kushtueshme për këtë Republikë.

Aq të kushtueshme sa u kuptua dhe nga mesazhet që i dërgonin njëri tjetrit vet!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT