4.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Abdixhiku: Kurti e përdori pushtetin në fushatë, kjo nuk dhezë më në Kosovë

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhikut ka thënë se kryeministri Kurti ka bërë një gabim të madh që e ka përdorur pushtetin për favor të kandidatëve të vet nëpër komuna.

Sipas Abdixhikut një kryeministër i cili shkon në një Komunë dhe thotë “Nëse fiton kandidati i imi këto projekte do të vijnë tek ju”, ai në fakt përjashton secilin qytetarë tjetër e secilin kandidatë tjetër prej projekteve legjitime që u takojnë komunave përkatëse.



“Nuk ka dalluar as në këtë fushatë shfrytëzimi i përsëritur i keqpërdorimit të pushtetit në favor të kandidatëve lokal. Përderisa një kryeministër shkon në një Komunë dhe thotë “Nëse fiton kandidati i imi këto projekte do të vijnë tek ju”, ai në fakt përjashton secilin qytetarë tjetër e secilin kandidatë tjetër prej projekteve legjitime që u takojnë komunave përkatëse”.

“Këtë e kemi parë në Kosovë, është politikë e shkuar. Nuk kanë dhezë”, tha Abdixhiku.

TË FUNDIT

TË FUNDIT