17.7 C
Mitrovice
E hënë, 20 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Abdixhiku ia shfuqizon një vendim Lekajt, e konsideron absurd

Ministri Lumir Abdixhiku ka premtuar se do të shfuqizohet rregullorja e nxjerrë nga ish-ministri Pal Lekaj për kompetenca për këshilltaret e ministrit.

Abdixhiku nxjerrjen e kësaj rregulloreje e ka konsideruar absurde.

“Pardje kam marrë Rregulloren e Qeverisë dhe e kam krahasuar me atë të Ministrisë, për mua është absurde që Ministria nxjerr Rregullore që e përjashton Rregulloren e Qeverisë. Unë kam kërkuar që të shfuqizohet kjo Rregullore brenda ministrisë por konform disa procedurave ligjore, të respektohet rregullorja e qeverisë, kemi intencë që të respektojmë hierarkinë institucionale”, ka thënë Abdixhiku.

Agjencia Kundër Korrupsionit pas raportimit të gazetës patën nisur hetimet mbi ligjshmërinë e Rregullores për funksionimin e kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, përkatësisht kompetencave të këshilltarëve politikë. Një nen i kësaj rregullore u jep këshilltarëve politikë përgjegjësi të shërbyesve civil.

Kjo rregullore është nxjerrë pak javë pasi në krye të kësaj ministrie është caktuar Pal Lekaj. Ajo rregullore u kishte dhënë kompetenca këshilltarëve të tij të bënin punë të shërbyesve civilë, përfshirë edhe mbikëqyrjen e tenderëve.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT