24.1 C
Mitrovice
E diel, 19 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Abdixhiku godet Kurtin: Ka ide të zhbërjes së shtetit të Kosovës, ka ide të gabuara

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ide të gabuar.

Sipas tij qytetarët duhet ta shohin se prej çka është ai i ndërtuar në politikë.

“Për bindjet e mija idetë e majta janë të dëmshme për Kosovë, idetë e zhbërjes së shtetit të Kosovës janë tërësisht të gabuara”.



”Është platformë politike këtë e kemi të qartë tani po besoj, në qoftë se ka ndonjë parti që e respekton rendin Kushtetues dhe shtetësinë e Kosovës është LDK-ja”.

“Në faktin e ngritjes së republikës së tretë e çështjes së bashkimit kombëtar dhe ndryshimit të rendit kushtetues së Kosovës këto janë deklarata te qarta nuk kam dyshim se këto janë platforma të ndonjë partie tjetër, prandaj i zë si ide të gabuara”.



“Ajo çka i duhet Kosovës është që duhet ta forcojë shtetësinë e saj, ky projekt i Kosovës nuk është i përkohshëm, ai është i përhershëm”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT