24.1 C
Mitrovice
E diel, 19 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Abdixhiku: Besian Mustafa nuk më tregoi që do të kandidojë për kryetar të LDK-së, e kuptova në media

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se bashkëpartiaku i tij, Besian Mustafa nuk i kishte treguar se do të kandidonte për kryetar të partisë.

Abdixhiku tha se ishte takuar me Mustafën para kandidaturës së tij por nuk i kishtë treguar se do të kandidonte. Ai tha se këtë e kishte kuptuar të nesërmen përmes mediave.



“Jam takuar para kandidaturës së tij. I kam treguar për projektet e mija, nuk më ka treguar se do të kandidoj të nesërmen e kam kuptuar në media. S’është e befasishme, është legjitime. Veç uroj që të jenë të vërteta”, tha Abdixhiku në Rubikon.

Ai shtoi se edhe me Lutfi Hazirin dhe me Anton Çunin kishte pasur takime para kandidimit dhe ka qenë i informuar për kandidimin e tyre.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT