28.6 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Abazi thotë disa fjalë për arrestimin e Molliqajt, i “kapet” edhe Abdixhikut pse reagoi

Në lidhje me arrestimin e Dardan Molliqajt, ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Haki Abazi.

Ky i fundit, është merrur pak me reagimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, reagimin e të cilit e ka quajtur “status kotësie.

Ai ka thënë se Molliqaj, sipas tij sulmin fizik e ka veprim për protagonizëm me formula manipuluese që rrezikojnë jetën e të tjerëve.


Madje ai ka përmendur edhe një rast në protestat e VV-së kur Molliqaj e kishte nxjerrur nga vetura atë kohë një zyrtar qeveritar.

Postimi i plotë i Haki Abazit:

Njësia speciale ishte dërguar për të arrestuar një djalë që kishte shkruar një status në Facebook lidhur me Mustafën. Kryetari i LDKsë sonte shkruan një status kotësie. Çfarë dështimi në hapa pas një distancimi mospjesmarrës në një protestë ku pjesa tjetër e opozitës u paraqit e kamufluar dhe manipuluese.

Sonte u dërgua në mbajtje për procedura të zakonshme njeriu që sulmin fizik e ka veprim të vetëm për protagonizëm-delikuencë me formula manipuluese dhe rrezikon jetën e të tjereve.

Nxjerrja nga makina e zyrtarit, ikje nga prokuroria dhe gjykata për dy vite për sulm fizik dhe pastaj akti i fundit goditja e policit pa asnjë arsye të vetme duke provokuar policinë për viktimizim dhe protagonizëm, janë veprime që duhet dënuar dhe jo të thurret lavd.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT