Ish-deputeti i Vetëvendosjes dhe tani anëtar i AAK, Haki Abazi ka kritikuar Albin Kurtin, pasi sipas tij po e dënon vendin pasi nuk arriti t’i marrë 500 mijë vota.
“Çfarë po bën presidentja tani është manovrimi i saj për të qenë pjesë e pazarve me Kurtin për fazen e ardhshme.
Është e qartë që kësaj përbërje të parlamentit I ka dalë ngjyra, I ka dalë boja, I Ka dalë gjithcka që mund ta quajmë funksionalitet dhe kjo nuk është pasojë që ka ardh vetvetiu. Është skenar I Albin Kurtit që po e dënon Kosovën që s’ka mund t’i marr 500 mijë vota, po I dënon qytetarët e Kosovës… Dhe presidentja si duket ka hyrë në valen e Kurtit me I idenë që do të dalë në një situatë ku ajo dhe ai do te mbetën partner të një koncepti të pakuptushëm mos të them të cmendur politik”, tha Abazi.