1.5 C
Mitrovice
E diel, 22 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Abazi i revoltuar me Kurtin: Turp palaço, do me ble votën, dinjitetin dhe integritetin e pensionistit me 100 euro

Deputeti Haki Abazi, është shprehur në terma të ashpër ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pas vendimit në kohë zgjedhrie që të ndajë nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët.

“Ai do me ble votën dhe dinjitetin dhe integritetin e pensionistit me 100 euro”, ka shkruar Haki Abazi.

Postimi i plotë:

Kurti është në panik, populli e ka kuptu që përveç llafeve dhe paranojës politike nuk di tjetër, punë nuk di e as nuk mund të bëjë.

Ai do me ble votën dhe dinjitetin dhe integritetin e pensionistit me 100 euro. Çmimet e baranave dhe ushqimit janë 200% më të larta se në fillim të mandatit. Një denim me makinë është 70 euro minimumi e sot u jep lëmoshë pensionistëve 100 euro a sigurim shëndetësor nuk kanë dhe mbi 200 mijë fëmijë të këtyre pensinistëve e kanë lëshuar Kosovën.

Turp palaço!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT