Haki Abazi, i cili më herët ka qenë edhe zëvendëskryeministër në qeverinë Kurti e edhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, deri sot është pjesë e AAK-së. Në EURO n’T7 ka thënë se Albin Kurti ka dështuar në sektorin e energjisë që prej hartimit të strategjisë për energji, e cila nuk ishte më shumë sesa një punim seminarik.
Ai thotë se hartimi i një strategjie të tillë si duket është bërë për të fshehur qëllimet e tyre për tregti me energji me Martin Berishajn dhe për të ndërtuar lidhje me biznesmenin serb Vuk Hamoviq.
“Energjia elektrike nuk është domate me ble në pazar, ajo blihet në bursë dhe aty mund të jetë serbe, holandeze, kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka se Vuk Hamoviq është bërë partner me Albin Kurtin për bartjen e energjisë elektrike për me ardhë në Kosovë, aty paguan një përqindje dhe pikë. Kurti nuk ka bërë asgjë për me u çliru prej kësaj dhe kjo lidhet me strategjinë për energji e bërë nga një njeri që është hungarez dhe është një strategji kot, e cila nuk ka sjellë asnjë rezultat”, ka thënë Abazi.
Se gjithë kjo tregti me energji ka një qëllim sipas Abazit shihet edhe me dështimet e njëpasnjëshme të ankandeve për energji solare, për të cilat është marrë një vendim para një viti dhe nuk kemi asnjë veprim.





