12.5 C
Mitrovice
E hënë, 3 Nëntor, 2025
spot_img

AAK-ja i jep mbështetje Arian Tahirit për balotazh

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës pritet ta nënshkruajnë sot marrëveshjen e koalicionit për balotazhin në Komunën e Mitrovicës.

Qazim Nimani nga AAK ka konfirmuar për Telegrafin se kjo parti do ta mbështes kandidatin e PDK-së, Arian Tahiri, në garën për kryetar të Mitrovicës, që do të zhvillohet më 9 nëntor, përballë Faton Pecit nga Lëvizja Vetëvendosje – Guxo.

“Po kemi marrëveshje, derisa marrëveshja për koalicion do të nënshkruhet në ora 13:00”, tha kreu i AKK-së në Mitrovicë.

Kujtojmë se PDK ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me LDK-në në Mitrovicë, ndërsa AKR dhe KDTP kanë bërë të ditur mbështetjen e tyre për kandidatin Tahiri në këtë balotazh.

TË FUNDIT

TË FUNDIT