22.2 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

AAK-ja do të votojë kundër martesave të gjinisë së njëjtë

Grupi parlamentar i AAK-së do të votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, sipas së cilës do të lejoheshin martesat brenda së të njëjtës gjini.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në facebook të faqes së AAK-së.


“Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm”, thuhet në postimin e tyre.

Ndryshe, projektkodi pritet të dalë të enjten para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ky Projektkod përfshin një nen i cili i hap rrugën hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.

Po ashtu, Udhëheqësit e katër bashkësive fetare në Kosovë kanë nënshkruar të mërkurën një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës bëhet thirrje që në Projektkodin Civil, të mos bëhen ndryshime sa i përket martesës dhe familjes.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT