1.4 C
Mitrovice
E hënë, 23 Shkurt, 2026

AAK i replikon Ferajt të VV’së: Je leninist, të ricikloi Kosova

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka deklaruar se Kosova është shndërruar në ricikluese të figurave leniniste.

Blaka ka reaguar në Facebook pas shkrimit ofendues kundër Haradinajt, të kandidatit për deputet të VV-së Hysamedin Feraj. Blaka tha se Feraj vazhdimisht ka nxitur përçarje e vëllavrasje.

“Dikur punëtor i Institutit Marksist-Leninist, më pas aktivist “konservativ” dhe “monarkist”. Autori i “Skicës së mendimit…”, prej se e ka zbuluar fytyrën e tij të vërtetë, ka luajtur vetëm një rol: nxitjen e përçarjes dhe vëllavrasjes.”, ka shkruar Blaka.

Blaka ka thënë se Feraj është i trajnuar mirë për të ndjekur “liderin” deri në servilizëm dhe se nuk është i vetmi që ka nxitur përçarjen.

“Jo i vetmi i sojit të tij që paralajmëronte “përplasje qytetare” term i zbutur për luftën civile”, ka shkruar Blaka.

“Fatkeqësisht Kosova është shndërruar në ricikluese të figurave leniniste”, e mbyllë Blaka shkrimin e tij.

TË FUNDIT

TË FUNDIT