16.8 C
Mitrovice
E hënë, 20 Maj, 2024
spot_imgspot_img

AAK i reagon ashpër Kurtit: Për heqjen e taksës ke bërë marrëveshje me Listën Serbe

Paralajmërimin e sotëm të kryeministrit Kurti, se tarifa ndaj mallrave serbe do të zëvendësohet me reciprocitet, e ka komentuar deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu.

Në një bisedë për Gazeta Blic, Haxhiu ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se ai ka marrëveshje me Listën Serbe për të hequr tarifën ndaj produkteve të tyre.

Haxhiu ka paralajmëruar se fillimisht do të mbledhin nënshkrimet e nevojshme për ta mbajtur seancën e jashtëzakonshme, me qëllim parandalimin e vendimit, teksa nuk e ka përjashtuar asnjë metodë për parandalimin e tij.

“Kjo tashmë po shihet qartë, Albin Kurti ka pasur marrëveshje me Listën Serbe, për ta hequr taksën. Ky vendim i tij është në përputhje me kërkesën e Serbisë.

Kjo do t’i shkaktojë dëme të mëdha shtetit të Kosovës.“Ne si Aleancë fillimisht do të nisim mbledhjen e nënshkrimeve të domosdoshme për ta mbajtur seancën e jashtëzakonshme për këtë cështje. Pas kësaj do t’i shohim mjetet tjera që do t’i përdorim për ta ndaluar vendimin për heqjen e taksës”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka përsëritur se Kurti është duke i mashtruar qytetarët e Kosovës, gjersa thotë se kryeministri i tanishëm nuk ka mundur asnjëherë ta argumentojë se çka përfiton Kosova, në rast se hiqet tarifa.

Albin Kurti është duke i mashtruar qytetarët e vendit. Ai po e përdor reciprocitetin si kamuflazh për heqjen e taksës. Nuk e di unë cka përfiton Kosova nëse e hek taksën. Pse Albin Kurti nuk del me ju tregu qytetarëve se cka përfiton Kosova me heqjen e taksës.Ajo thotë se shpreson që do të ketë zyrtarë të LDK-së, që do e kundërshtojnë synimin e Kurtit.“Do e kundërshtojmë në cdoformë.

Një vendim i tillë është në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Si e tillë nuk bën të mirret. Shpresoj shumë që do të ketë njerëz brenda LDK-së që do e kuptojnë këtë synim të Kurtit dhe do e ndalin vendimin. Besoj që ndonjë do të del edhe brenda Vetëvendosjes”, ka thënë Haxhiu për Gazeta Blic.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përsëritur se tarifa 100% e vendosur për mallrat e Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Kurti ka thënë se pret edhe që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë: Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT