5.9 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

A pritet të ketë vërshime në vend pas reshjeve të fundit të shiut – flasin nga Instituti Hidrometeorologjik

Reshje të dendura të shiut e kanë përfshirë vendin sot dhe dje, teksa fshatrat e Gjilanit që janë në zonë kufitare kanë qenë më të prekurat nga reshjet me intensitet të lartë, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, këto reshje pritet të ndërprehen shpejt dhe nuk pritet të ketë vërshime. Kështu ka thënë për Gazetën Sinjali, Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometorologjik i Kosovës.

“Nuk parashihet të ketë vërshime. Ka qenë një stuhi momentale d.m.th që i ka përfshi disa pjesë me reshje të dendura të shiut në interval kohor të shkurtër. Por, faktikisht kjo ka kalu prej territorit të Kosovës dhe nuk parashihet të ketë asnjë problem, asnjë vështirësi prej lumenjve”, ka thënë Kastrati.

“Këto kanë qenë vërshime, për shkak të sasisë së reshjeve që ka ra për një kohë të shkurtër. Se, kështu lumenjtë nuk kanë me pasë përmbytje”.

Kastrati ka shtuar se prej sot pasdite pritet të kthehet moti i mirë, teksa nuk e ka përjashtuar mundësinë që këso reshjesh të ndodhin edhe në ditët në vijim.

“Kjo është vetëm për dy-tri ditë sepse prapë do të ketë reshje sepse jemi në pranverë, do të ketë reshje edhe lokale. Por, nuk parashihet të ketë vërshime të lumenjve, nuk ka shansa”, ka shtuar ai. /Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT