Klubi i Pejës ka bërë një postim në Facebook interesant para finales së parë të “Play-offit”, kudër Trepçës në Superligën e Kosovës në basketboll.
Së pari ishte vendosur të mbahet në Pejë, mirëpo Federata e Basketbollit të Kosovës ndryshojë lokacionin duke e bërë zyrtare se ndeshja e parë e finales do të zhvillohet në Mitrovicë.
KB Peja në faqen e tyre në Facebook, ironizoi me këtë vendim poashtu edhe duke e provokuar kundërshtarët e tyre.
“A po vini. Jo valla s’po vijmë. Ani se vijmë na, jaran” – ka shënuar në Facebook skuadra e Pejës.
Kujtojmë që Trepça në gjysmëfinale arriti ta mposht Prishtinën, ndërsa Peja mposhti Yllin.
Ndeshja e parë e “Play-Offit” zhvillohet të mërkurën në ora 20:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, shkruan FrontOnline.