9.7 C
Mitrovice
E martë, 21 Prill, 2026
spot_img

A po shkojmë drejt rihapjes? Kurti dhe Hajdari konferencë për shtyp në ora 17:00




Kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të mbajë konferencë së bashku me Ministren e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se konferenca do të mbahet në oborrin e Qeverisë së Kosovës në orën 17:00, por nuk tregohet se çfarë do të flasin, shkruan Reporteri.net

“Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike znj, Rozeta Hajdari do të mbajnë konferencë për medie. VENDI: Oborri i Qeverisë KOHA: 17:00 “, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kujtojmë se Oda Ekonomike e Kosovës ka propozuar rihapje të qarkullimit, por edhe të disa bizneseve edhe pse numri i të prekurve me coronavirus ka shkuar në 731, ndërsa 20 persona kanë vdekur.

Ndryshe masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë përfundojnë më 4 maj. /Reporteri.net/.


TË FUNDIT

TË FUNDIT