11.5 C
Mitrovice
E shtunë, 10 Maj, 2025
spot_imgspot_img

A po i përgjigjet Beogradit: Rita Ora publikon një mesazh me foto

Këngëtarja Rita Ora ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, duke treguar gishtin e mesit, e cila nga komentuesit është parë si pvrgjigje për mediat serbe, që shkruan për posterin e saj në Beograd, shkruan Gazeta Metro.


Serbët hoqën  reklamat e një firme perëndimore nga billboardët në qytetet e saj vetëm pse aty ishte fytyra e kosovares Rita Ora. E pas kësaj dite Rita Ora postoi disa foto në Instagram ku në njërën prej saj ajo shihet se e ka të çuar gishtin e mesëm.

Megjithatë, ajo ka një mesazh për ditën e hënë, e cila konsiderohet një ditë paksa monoton pasi që vije pas pushimit në vikend.

“F*$¥in Monday’s” (q….. të hënat), ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë, një poster i Rita Orës në Beograd ka tërbuar serbët, duke shkruar tituj bombstik për ‘përkrahësesn e UÇK’së’, siç i janë referuar edhe ata, shkruan Gazeta Metro.

Mediat e pushtetit në Serbi kanë shpërthyer në akuza të ndryshme për Rita Orën, pasi në Beograd janë vendosur disa postierë të saj, ku reklamohen disa stoli të çmuara.

“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinajt dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit!”, kështu shkruan media serbe Informer e indinjuar me këngëtaren nga Kosova me famë botërore.

Serbët e quajnë skandaloze faktin se nëpër tabelat reklamuese të Beogradit shfaqet këngëtarja Shqiptare me famë botërore Rita Ora duke promovuar një markë perëndimore stolish të çmuara./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT