AKR’ja ia ka votuar ligjin për rimëkëmbje Qeverisë Hoti, por nuk dihet nëse do të hyjë në Qeveri, ndonëse Behgjet Pacolli ka dhënë shenja se diçka e tillë mund të ndodhë.
AKR’ja e Behgjet Pacollit, nuk e ka të qartë ende nëse do të futet në Qeverinë Hoti apo jo. Të paktën kjo deri më tani nuk është biseduar në organet e partisë.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të AKR’së, Behgjet Pacollit, ka deklaruar për Express se çështja e futjes në Qeveri, nuk është biseduar në organet e partisë.
“Nuk është biseduar fare deri me tash ne organet e partisë tema për të cilën pyesni. Ne fakt sipas statutit, është detyrë dhe obligim i kryetarit të partisë analizimi dhe propozim vendimi sa u përket çështjeve të tilla. Por deri më tash nuk ka asgjë”, ka deklaruar Zyberaj.


