Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se është sulmuar së fundmi në rrugë, teksa po shëtiste me vajzat e tij.
Gazetarja nga Lugina e Preshevës, Ardita Behluli tha se Gjuriq ishte cak i një qytetari në Beograd.
“E tërë kjo ka ndodhur si shkak i një dezinformate që është përhapur në opinionin publik, ku gjithmonë citojmë dhe referohemi na bazë të informacionit zyrtar që kanë dhënë institucionet përkatëse”, u shpreh Behluli në “Kosova Today”.
Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se Gjuriqi shfaqi dy fytyra, pasi sipas tij ai edhe thoshte se nuk do ta paraqesë veten si viktimë, por nga ana tjetër, poston mesazhet kërcënuese.
Derisa ai thotë se në Serbi nuk ka aspak transparencë, përkundrazi ka kontrollim të rreptë.
Ndërkohë, gazetari Arientin Abdyli thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është në ofanzivë, derisa shton se në Serbi tanimë janë krijuar dy blloqe./klankosova