Ish deputeti i LDK-së dhe anëtari i këtij subjekti politik, Gani Geci, ka thënë se nuk i janë dhimbsur ish-eprorët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale.
“Mua ata nuk mu kanë dhimtë hiq. U dashtë me ju dhimtë unë atyne kur më kanë plagu. Gjallë janë ata ama, ata që janë hi në dhe nuk çohen kurrë”, tha ai në Klan Kosova.
Geci tha tha se nuk dëshmon kundër askujt, por dëshmon vetëm për atë që i ka ndodhur atij personalisht.
“Unë jam kanë dëshmitar atje. Deklarimet e mia I kam pas publike qe 22 vjet. Unë e kam mbrojtë veten, kam kërku drejtësi për shokët e mi që janë dhe komunikatën nr.59. Në aktakuzën që është bërë publike nuk ka asgjë që e kam thënë unë. Unë nuk dëshmoj kundër veç për rastin që më ka ndodhë. Unë dëshmoj kundër askujt veç për atë që më ka ndodhë mua”, shtoi Geci.
Kujtojmë që Gjykata Speciale mbrëmë publikoi vendimin e aktakuzës së plotë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për lufte.