Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me Vjosa Osmanin.
Hamza është shprehur se “pse të mos ketë bashkëpunim”, duke shtuar se nuk pret që Osmani të jetë pjesë e listës.
Ai ka theksuar gjithashtu se do të ishte e paarsyeshme të diskutohej kjo temë në mënyrë hipotetike, kur siç tha, nuk ka asnjë bisedë apo zhvillim konkret për një bashkëpunim të tillë.
“Po pse të mos ketë bashkëpunim, me secilin mund të bashkëpunoj. E thash që nuk e pres që zonja Osmani të jetë pjesë e listës veç si Parti Demokratike e Kosovës, ne duhet të jemi sinqertë, ndoshta është me e afërt me ndonjë subjekt tjetër politik, në këtë rast me Lidhjen Demokratike, pa paragjykuar, se është çështje e marrëveshjeve të tyre. Kish me qenë në nivel hipotetik, me fol për këtë temë, kur nuk ka kurrëfarë biseda për këtë çështje”, tha Hamza në Klan Kosova.




