19.8 C
Mitrovice
E premte, 25 Prill, 2025
spot_imgspot_img

A ka marrëveshje mes Kurtit dhe deputetes Duda Balje? – flet Faton Peci

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci, ka deklaruar se nuk di nëse ekziston një marrëveshje mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe deputetes nga komuniteti boshnjak, Duda Balje.

Gjatë hyrjes në objektin e Kuvendit, Peci iu përgjigj gazetarëve, duke thënë se nëse ka një marrëveshje mes Kurtit dhe deputetes Balje për ta mbështetur kandidatin për kryeparlamentar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata duhet të drejtohen tek vetë Kurti për të marrë më shumë informacion.

“Drejtohuni akterit kyç për këtë, nuk kam informacion”, ka thënë Peci.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT