-1.6 C
Mitrovice
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

A ia pa Kosova “sherrin” subvencioneve për pajisjet efiçiente, Rizvanolli: Ndërlidhja është e pasaktë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se është e pasaktë që të lidhet subvencionimi i pajisjeve efiçiente me ngritjen e ngarkesës në rrjetin energjetik pas problemeve të fundit me rrymën në vend.

“Ka pasë keqinformim. Nuk po them nga mediat, por në opinionin publik. Sigurisht që kur janë dizajnuar skemat e subvenciomit është menduar çdo detaj, prandaj që ka qenë kushti që nuk mund të përfitoni nga pajisjet efiçiente përveçse nëse jeni konsumator që është duke u ngrohur me energji elektrike me kalda, me pajisje jo efiçiente dhe nuk keni asnjë opsion tjetër, nëse i shihni kriteret e skemës, këto kanë qenë kriteret e skemës”, tha ministrja pas një takimi me përfaqësuesit e KOSTT dhe KEDS.

Ajo tha se përfituesit e këtyre skemave kanë konsumuar 19% më pak mesatarisht sesa në vitin paraprak.

Rizvanolli tha se është rritur numri i konsumatorëve të rinj gjatë tri vjetëve të fundit.

“Numri i ndërtimeve të reja, numri i konsumatorëve të rinj ka qenë tejet i lartë. 60 mijë amvisëri të reja janë kyçur në sistem përgjatë viteve të fundit dhe 8500 biznese. Të lidhësh subvencionimin e pajisjeve me ngritjen e ngarkesës thjesht është e pasaktë”.

Ajo shtoi se subvencionimi është bërë për familjet që kanë përdorur energji elektrike dhe e kanë pasë të vetmin opsion energjinë elektrike.

Ministria e Ekonomisë gjatë vitit 2022, dhe në muajin shtator të viteve 2023 dhe 2024 kishte hapur thirrjet për subvencionimin në pajisjet efiçiente të ngrohjes./Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT