-4.6 C
Mitrovice
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img

A ia ka thyer ndonjëherë dikujt paswordin: Sqarohet Zafer Berisha

I shumëkomentuari i ditëve të fundit që pas zgjedhjes si Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike dhe Koordinator për Menaxhim të Emergjencave, Zafer Berisha ka treguar se a i ka thyer dikur ndonjëherë paswordin, shkruan Gazeta Metro.

Berisha e ka mohuar këtë duke thënë kategorikish jo, dhe se është një gjë shumë e ulët sipas tij kjo. “Sigurisht që jo. Është shumë e ulët kjo. Unë s’e kam bërë dhe nuk do ta bëja kurrë”, tha Berisha në t7.

Kutojmë, që Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka emëruar së fundi Zafir Berishën si Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike dhe Koordinator për Menaxhim të Emergjencave. Ky emërim u kritikua shumë nga qytetarët dhe jo vetëm, ku u shprehen se Berisha nuk është adekuati për këtë pozitë./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT