4.7 C
Mitrovice
E diel, 25 Janar, 2026
spot_img

A ia “fali” Behgjet Pacolli Albin Kurtit “kërcënimin” me arrestim?! Jep sinajale se do t’ia votoj të nominuarën për presidente, Vjosa Osmanin!!

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ishte shfaqur i hidhëruar shumë me Albin Kurtin, para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Madje, ai në disa intervista ka potencuar faktin që nuk do t’ia falë “kërcënimin” që ia kishte bërë Kurti, se nëse do të hynte në Kosovë dhe nuk do të karantinohej, ai do të arrestohej.

“Kryeministri i vendit doli në intervistë dhe tha se do të më arrestoj aty ku jam. E tha ai vetë. Nuk mund ta pranoj këtë fakt për një vend ku kam kontribuar shumë. Vetëdija e qytetareve eshte rritur. Unë shpresoj tek ta”, kishte thënë Pacolli në një intervistë të dhënë për media para zgjedhjeve.



Madje, nga partia e tij në kushte anonimiteti i kanë thënë Gazetës Blic, se Pacolli po pret nga Kurti që ta thërras në takim, në lidhje me votimin e presidentit.

Megjithatë, ai sot duket se i ka rënë “pishman” edhe për këtë “telefonatë” edhe për atë që kishte thënë se nuk do t’ia falte kërcënimin Albin Kurtit.

Në linkun në vijim e gjeni deklaratën e Pacollit dhënë para disa javësh:

Ai ndonëse nuk e ka pranuar direkt, në një status në Facebook ka lënë hapësirë se mund të jetë në seancë kur votohet presidenti.

“Ju lutem medieve që të përmbahen nga shkrimet e paverifikuara dhe te pakonfirmuara, në menyrë që të evitohen keqkuptimet. Është joprofesional shtrembërimi i informacioneve. Unë jam deputet i Kuvendit të Kosovës dhe do të veproj sipas të drejtave dhe obligimeve të deputetit duke përfaqësuar ekskluzivisht vullnetin e votuesve që më kanë besuar. Janë valide të gjitha deklaratat e mia deri më tani por jo informatat sipas burimeve anonime që qarkullojnë në media”, ka shkruar ai.



Ndërkohë, këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj është ankuar se grupin e deputetëve të AKR-së nuk e ka kontaktuar askush nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Vetëvendosje (VV), në lidhje me çështjen e presidentit.

Jetlir Zyberaj e i ka konfirmuar në mënyrë indirekte mos votimin e Osmanit.

Zyberaj tha se për këtë çështje nuk i ka kontaktuar askush. Kujtojmë se AKR’ja ka deputet në Kuvend vetëm Behgjet Pacollin.

“Për këtë punë askush nuk ka na kontaktuar që të bisedojmë për këtë çështje, besoj se i kanë numrat”, ka thënë Zyberaj në Pressing.

TË FUNDIT

TË FUNDIT