4 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_imgspot_img

A është ndarë me Afronën? Babai i Bleros zbulon gjithçka

Në media është perfolur shumë për ndarjen e mundshme në mes të këngëtarit Blerim Muharremi i njohur si “Blero” dhe Afrona Dikës. Për një gjë të tillë s’kanë folur asnjëri hapur deri tani.

Megjithatë është konfirmuar se çifti janë në krizë. Për këtë ka folur në një intervistë televizive, babai i Bleros, Bajram Muharremi.


Ai ka zbuluar bisedën që ka pasur me Bleron rreth raportimeve në media për ndarjen, dhe ka treguar se Blero ia ka konfirmuar krizën në raportet me Afronën.

“Dua të bëhem shumë i sinqertë, e kam pyet, më ka thënë babi e kemi një krizë”, ka thënë babai i Bleros për ATV.

“E kam pyetur çfarë janë këto që po i lexoj nëpër media, më ka thënë mos u merr me to, e kem pak një krizë”, ka rrëfyer babai i Bleros për bisedën me djalin.

Megjithatë babai i Bleros edhe përkundër faktit që ka treguar që Blero dhe Afrona kanë një krizë martesore, ka shtuar se nuk mund të komentoj më shumë rreth asaj nëse Blero dhe Afrona janë ndarë përfundimisht.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT