26.1 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

A do të shkarkohet Bordi Mbikëqyrës i ‘Trepçës’?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një vizite në “Trepçë” ka siguruar protestuesit shaljanë se do të vazhdojë t’i shkarkojë bordet jofunksionale pa përmendur “Trepçën”.

Syla: “Trepçën” e shpëton vetëm fuqia e re punëtore. KOP-i: Shkarkojeni Bordin Mbikëqyrës të “Trepçës”, ka bërë shkelje të mëdha.

Zëri i tij nuk është dëgjuar shumë prejse banorët e Shalës së Bajgorët, përkatësisht kandidatët që kanë aplikuar për punë në “Trepçë” dhe të cilët nuk janë pranuar, kanë protestuar të pakënaqur me përzgjedhjen e kandidatëve.

Ardian Syla, kryetar i Bor- dit Mbikëqyrës të “Trepçës”, përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook” ka kërkuar nga shaljanët të kenë mirëkuptim për problemet me të cilat përballet aktual- isht “Trepça” e që kryesisht janë të natyrës financiare, por njëkohësisht ka konstatuar se vetëm fuqia e re punëtore mund ta nxjerrë “Trepçën” nga situata, në të cilën ndodhet.

Por gjithçka mund të ndryshojë pasi kryemi- nistri i vendit, Albin Kurti, gjatë një vizite në “Trepçë” ka siguruar protestuesit se do t’i shkarkojë bordet jofunksionale, por nuk e ka përmendur “Trepçën”.

Ai ka përsëritur se do të vazhdojë t’i shkarkojë bordet, ndërsa protestuesve shaljanë u premtoi se kërkesat e tyre do të merren parasysh./zeri/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT