19.6 C
Mitrovice
E diel, 17 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

A do të ri-hapen bastoret? Ky është vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës

Në të gjithë territorin e Kosovës vazhdon të mos lejohet ushtrimi i veprimtarisë së bastoreve.

Në mbledhjen e sotme te Qeverisë së Kosovës është vendosur që të bëhet ri-hapja e Llotarisë së Kosovës por jo edhe lojërat tjera të fatit, përcjell KosovaPress.

Kjo u bë e ditur nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

“Një sqarim, ky ligj nuk rihap lojërat e fatit, por rithemelon Llotarinë e Kosovës që ka të drejtë të organizojë dy lloje të lojërave, ato numerike dhe instant. Nuk po bëjmë hapje të kazinove apo bastoreve vetëm po e rihapim Llotarinë e Kosovës që 62 punëtorë kanë ngelur pa punë dhe në mënyrë automatike do te punësohen”, tha Bajrami në mbledhjen e Qeverisë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT