12.4 C
Mitrovice
E premte, 29 Mars, 2024
spot_imgspot_img

A do të ndryshojnë çmimet e ushqimit për studentët në mensë?

Inflacioni nuk e ka prekur edhe Mensën studentore, ka thënë Fahri Osmani, udhëheqës i Mensës Studentore.

Në një përgjigje për Gazetën Express ai ka treguar se kjo qendër i ka dy burime financiare.

“Burimi i parë është nga të ardhurat vetanake, pra pagesat e studentëve, ndërkaq burimi i dytë nga buxheti i shtetit, saktësisht prej Ministrisë së Financave”, ka thënë ai.

Çmimi për një muaj është 15 euro, ndërkaq studentët ushqehen nga dy vakte çdo ditë.


Ky çmim nuk do të lëviz në vazhdim, përkundër se çmimet për produktet esenciale janë shtrenjtuar.

“Ne nuk i rrisim çmimet, është vendim politik i Ministrisë së Arsimit. Por nuk është paraparë një rritje e tillë”, ka thënë Osmani.

Agjencia Qendrore e Prokurimit është përgjegjëse për kontraktimin e komunave që furnizojnë mensën studentore me ushqime.

Osmani ka thënë se 80 për qind e mjeteve ndahen nga Ministria e Financave.

“Vetëm 20 për qind e pagesave të studentëve mbulojnë shpenzimet totale të mensës”, ka thënë Osmani.

Rreth 5 mijë studentë ushqehen në këtë qendër.

Kur nisi pandemia COVID-19 në marsin e vitit 2020, konviktet ishin shndërruar në dhoma për karantinimin e njerëzve që hynë në Kosovë.

Pasi ajo fazë mbaroi, studentët u kthyen, por rregullat ndryshuan – studentët duheshin të merrnin ushqimin nëpër dhoma.

Osmani i ka thënë Gazetës Express që këto masa nuk vlejnë më. Pra studentët ushqehen si zakonisht, në sallën e mensës studentore. /Express

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT