1.2 C
Mitrovice
E shtunë, 3 Janar, 2026
spot_img

A do ta shënojë Kosova fitoren e parë në Ligën e Kombeve në përballje me Greqinë ?

Kosova sonte me fillim prej orës 20:45 në Athinë në stadiumin “Olimpik” do të përballet me Greqinë në kuadër të Grupit tretë të Ligës C të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” hyn me synimin që të dalin të pamposhtur nga kjo ndeshje.

Ekipi i Bernard Challandes, ka udhëtuar drejt kryeqytet helenik me shumë mungesa.

Pas Milot Rashicës që është i lënduar dhe Vedat Muriqit, që ka deklaruar se nuk është në formë të mirë fizike, në këtë ndeshje do të mungojnë Valon Berisha, Edon Zhegrova dhe Arbër Zeneli.

Kosova në këtë kampanjë nuk e ka arritur akoma asnjë fitore.

Në ndeshjet e kaluara “verdhë e kaltërit”, kanë marrë vetëm një pikë duke barazuar 1 me 1 me Moldavinë dhe duke humbur me Greqinë 2 me 1 dhe Slloveninë 1 me 0.

Sonte edhe pse me shumë mungesa kosovarët synojnë që të befasojnë grekët.

Se a do të arrijnë ta bëjnë mbetet të shihet pas takimit që fillon nga ora 20:45

TË FUNDIT

TË FUNDIT