34 C
Mitrovice
E martë, 12 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

A do ta respektojë Kushtetuesen, Kurti: Presim aktgjykimin e plotë, ky i 8 gushtit është veç njoftim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur nga gazetarët nëse do ta respektojë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Ai tha se duhet pritur aktgjykimi i plotë, pasi ai i 8 gushtit nga Kushtetuesja, Kurti tha se është veç “njoftim”.

“Duhet ta presim aktgjykimin e plotë. E kemi pasur me 26 qershor dhe me 8 gusht, por ky i 8 gushtit është veç njoftim”, tha shkurt Kurti.

Këtë deklaratë Kurti e bëri pas pjesëmarrjes në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së re të oficerëve doganorë, që u mbajt të hënën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës.

Afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit nis pasi të publikohet aktgjykimi i plotë në Gazetën Zyrtare.

Gjykata Kushtetuese ka theksuar se Kryeparlamentari duhet të zgjidhet me votim të hapur, dhe se emri i propozuar ka të drejtë deri në tri herë.

“TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”.

Deputetët urdhërohen që të marrin pjesë në seancë dhe në votim.

“TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë”, thuhej mes tjerash në njoftimin e Gjykatës.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT