Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është pyetur edhe për rikthimin e mundshëm të figurave që dolën nga LDK-ja gjatë viteve, shkruan Gazeta Sinjali.
Abdixhiku tha se çdokush që ndihet LDK dhe që mundet të kontribuojë, e ka derën e hapur.
“Çdo njeri që ndihet si LDK dhe që ndihet që mundet me kontribuu, është i mirëseardhur me ardhë në LDK”, tha Abdixhiku.
“Unë gjithmonë them se s’kemi njerëz për t’i përjashtuar por as aq mjaftueshëm për të ecur përpara”, shtoi ai në T7./Gazeta Sinjali/






