Gazetari Berat Buzhala përmes një video ka treguar pse kreu i tanishëm i Mitrovicës, Bedri Hamza duhet të ishte kryeministër i ardhshëm.
Buzhala gjithashtu ka thënë se PDK duhet të udhëhiqet nga Bedri Hamza, duke shtuar se me këtë njeri në krye në zgjedhjet e ardhshme mund të dalin të dytit, duke e ulur Lëvizjes Vetëvendosje 35%.
Ai tutje ka thënë se me këtë PDK që është tani, do të ia mundësojnë Lëvizjes Vetëvendosje që te fitojnë rreth 40% në zgjedhjet e ardhshme.
Ndër të tjera ka thënë se disa nga anëtarët e tanishëm të PDK-së më shumë njihen si asistentë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duke përmendur Memli Krasniqin, Abelard Tahiraj, Vlora Çitakun etj. ka thënë se nuk kanë bazë elektorale.
Buzhala ka përmendur edhe përparësitë që e veçojnë Bedri Hamzën dhe pse duhet të jetë kryeministër i ardhshëm.
Buzhala ka thënë se Hamza para dy viteve ka fituar zgjedhjet në qytetin më të rëndësishëm strategjik të Kosovës, në Mitrovicë.
Për më shumë ndiqeni videon.